Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhaçka mbledh në një tryezë trupin diplomatik në Tiranë: Lufta ka mbërritur në Europë pa arsye racionale

Politikë E martë, 1 Mars 2022 18:17
Xhaçka mbledh në një tryezë trupin diplomatik në Tiranë: Lufta ka mbërritur në Europë pa arsye racionale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, ka zhvilluar këtë të martë një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë. E gjitha kjo në kuadër të informimit për qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, si edhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës. Xhaçka në fjalën e saj u shpreh se lufta që ka ardhur në Europë është e paprovokuar dhe pa asnjë arsye. Dhe se Shqipëria është në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën.

“Këto janë kohë shumë të vështira dhe shumë sfiduese. Kohë shumë të dhimbshme dhe tragjike gjithashtu që shpresonim se nuk do t’i shihnim më kurrë në kontinentin evropian. Për ne në Ballkanin Perëndimor kjo është veçanërisht e dhimbshme dhe dhimbja e miqve tanë ukrainas krijon një rezonancë në një mënyrë veçanërisht të fortë sepse ne ende i kujtojmë imazhet e tmerrshme nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo vetëm kaq, por si një rajon që është parë prej kohësh nga Rusia si një një zonë e pambrojtur nga BE ndaj sulmeve, si një rajon që ka përjetuar ndërhyrjen ruse dhe përpjekjet për të fermentuar tensionet dhe konfliktet, ne ndjehemi të shqetësuar për cfarë po ndodh. Lufta ka mbërritur në Evropë. Lufta ka mbërritur në Evropë pa arsye racionale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lufta ka ardhur sepse Rusia, ose më mirë presidenti i saj, dhe lidershipi i saj, aq sa udhëheqja e saj mund të bëjë gjithçka pa e thënë presidenti, vendosën se nuk mund të jetonin me një Ukrainë paqësore dhe demokratike, si fqinjin e tyre dhe ndërmorën një luftë të paligjshme agresioni ndaj një fqinji paqësor në shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave që drejtojnë sjelljen e qytetëruar dhe sistemin e bazuar në rregulla ndërkombëtare. Në të vërtetë, mund të thuhet se dëshira për të shkatërruar sistemin e bazuar në rregulla është një motivues i fortë për Vladimir Putin”, tha Xhaçka.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Etiketat e lidhura

Olta xhackarussiaukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 14 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 16 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 18 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 37 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.