Xhaçka: Mos qëndroni në banesa nëse janë të dëmtuara; askush s’do mbetet në rrugë

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, për masat e marra nga qeveria, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se askush nuk do të mbetet në rrugë si dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në banesa që janë të dëmtuara.

“Kostot në njerëz aq të rënda, sa do të jenë të paharrueshme gjithë jetën. Kosto të jashtëzakonshme edhe në shtëpi e banesa. Operacionit të kërkim-shpëtimit po i vjen drejt fundit. Prioritet është strehimi, ushqimi, kujdesi për çdo qytetar pa strehë. Nëse është dëmtuar banesa, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni për në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin, Berat. Situata në banesat me strukturë të dëmtuar është po aq e rrezikshme sa ditën e pare. Ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj. Pavarësisht përmasave të tragjedisë, jemi në gjendje të ofrojmë çdo shërbim”.

Më tej ajo shtoi se: “Ekipet tona janë të pranishme në të gjithë zonat e prekura. Sipas vlerësimeve paraprake mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesa. Askush nuk do të mbetet në rrugë. Është ngritur kuzhina fushore në Thumanë e po montohet kuzhina një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?