Xhaçka takon ministrin e Finlandës: Shqipëria ju mbështet plotësisht për anëtarësimin në NATO

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë Samitit të NATO-s në Madrid, ka takuar homologun e saj të Finlandës Pekka Haavisto.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Finlandës në NATO.

‘Takimi i shkëlqyer me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës Pekka Haavisto gjatë Samitit të NATO-s në Madrid. Shqipëria mbështet plotësisht anëtarësimin e Finlandës në NATO. E mirëpritur marrëveshja e suksesshme mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që hap rrugën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë. BASHKË MË TË FORTË”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?