Xhafaj: Ditë e veçantë, qytetarët e meritojnë drejtësinë
Kreu i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ju drejtua me një fjalë Kuvendit përpara miratimit të reformës në drejtësi, duke shpjeguar edhe synimet kryesore të kësaj reforme.
Xhafaj: Sot rezultatet e angazhimit janë më të prekshme se kurrë. Sot qytetarët dhe partnerët, por edhe skeptikët e reformës, gjejnë të kurorëzuar hapin e parë të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për të shëruar sistemin e drejtësisë nga klientelizmi, zvarritja e proceseve, mungesa e profesionalizimit, mungesa e eksesit, gjykimet e padrejta, korrupsioni, korporatizmi. Gjithëpërfshirja, transparenca dhe standardet më të mira ndërkombëtare kanë qenë parimet bazë mbi të cilat u ndërtua dhe u realizua ky proces.
Rruga e ndjekur- Xhafaj: Sot do të miratojmë bazën kushtetuese, mbi të cilën do të reformohet sistemi i drejtësisë për të qenë një drejtësi më e besueshme për qytetarët dhe që ky sistem të funksionojë në mënyrë eficente dhe institucionale.
Ky proces është një nga proceset më të mira, nga metodologjia, nga ekspertiza e institucioneve të drejtësisë, procesi i konsultimit publik, kanë qenë urdhër rrëfyes të reformës.
Rruga e ndjekur- Xhafaj: Sot do të miratojmë bazën kushtetuese, mbi të cilën do të reformohet sistemi i drejtësisë për të qenë një drejtësi më e besueshme për qytetarët dhe që ky sistem të funksionojë në mënyrë eficente dhe institucionale.
Ky proces është një nga proceset më të mira, nga metodologjia, nga ekspertiza e institucioneve të drejtësisë, procesi i konsultimit publik, kanë qenë urdhër rrëfyes të reformës.
Ju dha mundësi çdo gjyqtari dhe prokurori që të japë dhe të shprehë vlerësimet dhe sugjerimet për çdo dokument të hartuar nga grupi i ekspertëve të lartë.
Synimi i reformës – Reforma është konceptuar si një proces që synon jo ndërrim personash në drejtësi, por krijim i mekanizmave të organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në mënyrë që ai të jetë efikas dhe profesional në shërbim të qytetarëve. Projektligji sjell ndryshime thelbësore në organet e drejtësisë, kompetencat e tyre, mekanizmat ekzistues dhe mekanizmat e rinj që do të parandalojë dhe do të luftojnë me sukses korrupsionin brenda dhe jashtë sistemit.
Tre synimet e reformës- Xhafaj: Së pari, kontrolli dhe përdorimi politik i sistemit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të veçantë që janë të korruptuar, të paaftë ose të lidhur me botën e krimit. Në këtë aspekt, reforma konsolidon pavarësinë institucionale, dhe insoniale të sistemit përmes shkëputjes së tij nga sistemi politik.
Së dyti, mungesa e përgjegjmërisë dhe fryma korporatiste në sistemin e drejtësisë. Reforma forcon kontrollin e brendshëm të drejtësisë, rrit frymën e llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përmirëson kontrollin reciprok përmes vet sistemit të drejtësisë.
Së treti, korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe paaftësia e sistemit për të reaguar ndaj korrupsionit, mbetet një dukuri negative. Reforma përmes procesit të rivlerësimit përmes procesit të rivlerësimit, kontrollit të pasurisë, lidhjes me botën e krimit, integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe krijimit të strukturave të posaçme antikorrupsion dhe në mbështetje të saj dhe njësisë së posaçme hetimore si Byroja e Hetimit, janë njësi të rëndësishme në këtë proces.
Së katërti, reforma synon të kthejë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe të kthejë bindjen që gjithkush është i barabartë përpara ligjit.
Integrimi dhe qytetarët – Reformimi i drejtësisë përpara se të jetë certifikatë mirësjelljeje për integrimin në BE, krijon mundësi që porta ku do të trokasin shqiptarët të mos u përplaset më në fytyrë nëse nuk kanë një status të caktuar social në shoqëri.
KOHA JONË SONDAZH

