Xhafaj kundër rritjes së rrogës për gjyqtarët e Kushtetueses: Nuk kanë vështirësi pune më të madhe se…
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj është shprehur kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Kushtetueses.
Gjatë diskutimit në Komisionin për Çështjet Ligjore, për disa shtesa që lidhen me rritjen e rrogës së gjyqtarëve të Kushtetueses, Xhafaj u shpreh se ata s’mund të paguhen më shumë se gjyqtarët e GJKKO-së.
“Personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.
“Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644.640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376.380 lekë.
Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.
Keni futur një rreth pa shumë logjikë të shëndetshme gjykoj unë personalisht. Jam pro rritjes së pagës, por brenda një logjike, dhe jam kundër shtesës për vështirësi, 58% që e keni shtuar”, u shpreh ai.