Xhafaj: Më vjen keq që PD i prishi vizitën Metës në SHBA (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komisionit per Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, duke folur nga Kryesia e Kuvendit, lidhi mungesën e opozitës per miratimin e ligjit per vetingun me ndërprerjen e vizitës së Ilir Metës në SHBA.

“Më vjen keq që Partia Demokratike i prishi vizitën Ilir Metës në Shtetet e Bashkuara. Përfaqësuesit e opozitës duhet të kishin ardhur në komision dhe të mos e kishin bojkotuar atë”, tha ai.

Një ditë pasi njoftoi anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi për thërritjen e mbledhjes gjatë ditës së sotme, kryetari i këtij komisioni Fatmir Xhafaj tha se pr/ligji është i gatshëm për tu votuar, pasi deputetët janë njohur me draftin që në datën 4 Korrik. Ai hodhi poshtë pretendimet e PD se s’janë njohur me projektligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam njoftuar jo vetëm për mbledhjen, por edhe kam dërguar relacionin e shtojcat e projektit. Ligji është ai për vettingun, një nga ligjet kryesore të paktës prej 50 ligjesh që shoqërojnë projektin Kushtetues. Një nga shtatë ligjet që bën të mundur zbatimin e asaj që kemi miratuar konsensualisht. Bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e realizimit të reformës në drejtësi.
Është një ligj shumë i rëndësishëm, pasi është hapi i parë i vettingut dhe pa të nuk mund të fillojë implementimi i reformës në drejtësi. Ky ligj ka pasur një proces shqyrtimi. Ju e dini se me dorëzimin e projektit kushtetues nga komisioni në Kuvendin e Shqipërisë, janë futur në kalendar dhe 7 ligjet që shoqërojnë projektin Kushtetues që ishin programuar për në datën 28 korrik. Nevoja për ecurinë e reformës, ky projektligj është shqyrtuar. Është një gënjeshtër nga ata që pretendojnë se s’kanë kohë për të njohur ligjin. Në datën 4 Korrik kanë marrë projektligjin. Ajo që është bërë dje ka qenë përshtatja me Kushtetutën. Ndryshimet janë reflektimi i atyre dispozitave të ndryshuara në projektin kushtetues. Ky projektligj është i gatshëm për tu shqyrtuar me këto ndryshime dhe për të kaluar në seancë plenare. Ka të detyrueshme një lloj pëlqimi me partnerët ndërkombëtarë, pasi ata janë të përfshirë në zbatimin e këtij ligji, ky është një detyrim kushtetues që rregullohet në ligj. Është një proces i dyanshëm midis nesh dhe ekspertëve të EURALIUS e OPDAT”, u shpreh Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xHA07fWTHSI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?