Xhafaj: Mungesa e opozitës është alibi

Mbledhja e Komisionit të Posaçm parlamentar për reformën në drejtësi ka vijuar pa ndërprerje punën dje, me gjithë bojkotin e opozitës. Menjëherë pas mbledhjes kreu i këtij Komisioni nënvizoi se mbledhja sot u bazua mbi tre pika kryesore  për projektligjet prioritare që shoqërojnë ndryshimet Kushtetuese. “Janë mbi 40 projektligje pjesë e procesit reformues të drejtësisë, dhe nga këto 7 janë prioritare të lidhura ngushtë me ndryshmet kushtetuese. Pika e dytë që u diskutua ishte një kalendar mbi procesin që do të kalojë në komision për shqyrtim në parim nen për nen dhe tërësi të ndryshime. Dhe e treta paraqitja e prezantimi i projektligjit për Gjykatën Kushtetuese. Pra ne do shqyrtojmë me kalendar të posaçëm të gjitha ligjet shoqëruese të Reformës në drëjtësi. Nga ana tjetër kreu i komisionit, deputeti socialist Xhafaj tha se Procesi i “Vetingut” kërkon detyrimisht  miratimin e ligjeve për nisjen e punës.

“Ne të presim opozitën? Po ne po i bëjmë thirrje që të vijë, ne kemi hyrë në një proces.

Si te ligjet? ca bëjmë ne kur s’vijnë deputet në komision? Punojmë”, deklaroi Xhafaj në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në do ta votojnë reformën në drejtësi me apo pa pa opozitën siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?