Xhafaj nuk firmos. Kush janë 50 deputetët e PS që kërkojnë shkarkimin e Metës

Maxhoranca ka nisur punën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, një prej firmëtarëve të nismës, ka treguar se janë plot 50 deputetë që e kanë firmosur atë. Ajo që bie në sy është fakti se Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Fatmir Xhafaj nuk e kanë firmosur nismën e PS.

Ndërkohë që sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u vendos që kërkesa të hyjë në kalendarin e punës së Kuvendit si dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021. Në kërkesë thuhet se nisma vjen me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë së popullit te roli i kreut të Shtetit si një nevojë e shteti të së Drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?