Xhafaj: Urime anëtareve të reja të GJK. Reforma po goditet nga të gjitha anët

Për emërimin e tre anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Arta Vorpsi, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Urime Artës, Elsës dhe Fionës anëtareve të reja të GjK!? Janë aty në saj të një procesi tërësisht kushtetues e të pandikuar politikisht. Integriteti dhe profesionalizmi i spikatur që mbartin ju dha atyre nderin dhe përgjegjësinë për të ushtruar këtë funksion të lartë publik“,- shkruan Xhafaj në një koment në Twitter..

Duke uruar gjykatëset, dhe duke vënë në dukje se procesi i zgjedhjes së tyre ka qenë “ i pa ndikuar politikisht dhe tërësisht kushtetues”, Xhafaj shtoi përmes një postimi në rrjetet sociale se shpreson se ato “do të dinë të dëshmojnë objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm në vendimmarrje, në shërbim të ligjit dhe interesit qytetar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ish-ministrit, ky shënon një hap tjetër pozitiv në çuarjen përpara të Reformës në drejtësi, edhe pse “me vështirësi, me pengesa dhe goditje nga të gjitha anët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?