Xhixho: Shqipëria sot është më pranë BE-së

Zv. Ministrja Erisa Xhixho është ndalur në gjimnazin Kostandin Kristoforidhi në Elbasan ku informoi të rinjtë për procesin e integrimit, përfitimet dhe detyrimet që rrjedhin nga ky proces.

Duke iu referuar të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe opozitës, Xhixho tha se  gjithpërfshirja është thelbësore në këtë proces kaq të rëndësishëm.

“ Mendojmë që informimi dhe gjithpërfshirja janë nga momentet më të rëndësishme dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve në gjithë këtë proces si një nga shtyllat kryesore që luajnë rol kryesor në këtë proces pasi janë përfituesit direkt të integrimit të shqipërisë nesër në BE.

Pata mundësi të bashkëbisedoj me ta dhe ky është takimi i disatë që bëj me të rinjtë dhe jamë e lumtur që ata janë aktivë dhe kanë deshirë per tu informuar.

Pjesëmarrja aktive e këtyre të rinjve na bën ne më shumë optimiste për të gjithë këtë proces i cili në fund të fundit kërkon reforma të mëdha që janë ato në drejtësi, në administratën publike, të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi dhe reforma të tjera shumë kyce të cilat do të mund të kryhen pasi kanë të gjithë angazhimin e qeverisë shqiptare”.

Në vijim Xhixho shtoi “e  gjithë kjo punë kërkon angazhim,  përgjegjësi dhe mbi të gjitha gjithëpërfshirje jo vetëm të qeverisë, të administratës, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë pasi qytetarët kërkojnë siguri dhe kjo do të arrihet përmes reformës që po kryhet në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo do të sjellë padyshim një qetësi dhe një paqe për qytetarët shqiptarë por edhe siguri për bizneset dhe sipërmarrësit e huaj për të ardhur në shqipëri.  Ky është një proces i cili ka nisur dhe për të cilin nuk ka data. Anëtaresimi do të varet nga anagazhimi dhe shpejtësia e kryerjes së reformave. Më e rëndësishmja për ne është që europën për qytetarët tanë ta ndeëtojmë këtu”.

Xhixho tha se “ procesi i integrimit ka qenë prioritet kombëtar i cdo qeverie ndaj dhe Shqiperia është sot më pranë BE. Po ashtu nga sondazhet rezulton se 87 përqind e shqiptarëve janë pro integrimit të shqipërisë në union”.

Duke iu referuar të rinjve Xhixho tha se “përvec rritjes se investimeve, perspektivës së puneësimit dhe cilësisë së produkteve ushqimore, anetarësimi në BE do ti japë një tjetër cilësi dhe standard edhe arsimit”.

SHKARKO APP