Xhufi: Fuga, bashkëautor në shpartallimin e Akademisë së Shkencave, Marashi, produkt i Topallit
Profesor DR. Pëllumb Xhufi mbështet reformën e arsimit të lartë duke e quajtur një reformë që çliron universitetet nga nomeklatura, ndërsa shprehet mjaft kritik ndaj profesor Artan Fugës dhe Ardian Marashit, drejtorit të Qendrës së Albanologjisë.
Në një shkrim të publikuar sot në gazetën “Panorama” profesor Xhufi thotë se “Z/ Fuga është një nga bashkëautorët e reformës vrastare të vitit 2007, që e shpartalloi Akademinë e Shkencave dhe që e ktheu universitetin në një strehë të paaftësisë, ligësisë e korrupsionit.
Ndërsa Ardian Marashi është produkt i ndërhyrjes së politikës në shkencë, madje i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit”
Xhufi e quan mbledhjen e presidentit me akademikët e profesorët të datës 27 korrik 2015, “mbledhje të zakonshme me të njëjtët personazhe partiakë, që i shohim të deportohen në mjediset e Presidencës, sa herë që PD shpall fushatën e radhës kundër iniciativave të qeverisë.” Pra, ishte një takim me nomenklaturën e partisë të emëruar politikisht nga PD në krye të institucioneve akademike e universitare, pas reform- deformës së viteve 2005- 2007 që e përçudnoi e katundarizoi dhe e çoi universitetin dhe kërkimin shkencor në kufijtë e mosqënies”
Pjese nga analiza
Ligji çliron universitetet nga drejtuesit e sotshëm feudal
Ligji i ri në variantin përfundimtar më së paku shpëton universitetet nga ata rektorë dekanë dhe shefa të përjetshëm që në emër të “autonomisë” e të “lirisë akademike” kanë bërë shiun dhe breshërin, por rrallë herë kanë qenë në gjëndje të bëjnë intelektualin, profesorin e udhëheqësin shkencor.
Prandaj, çlirimin e universiteteve nga drejtuesit e sotshëm feudal e konsideroj fillim të mbarë një lloj big bangu për nisjen e një jete të re në auditorët e laboratorët e universiteteve tona. Dhe këtë çlirim ligji i ri e siguron. Për sa i përket çështjeve të tjera që ligji trajton dhe që kanë të bëjnë me vendimmarrjen, me lirinë akademike, autonominë universitare, meritokracinë, integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor,
administrimin e parasë publike, marrëdhëniet e universiteteve publike me ato private etj, këto janë çështje që nuk meritojnë absolutisht nihilizmin e A. Fugës dhe shokëve të tij, që përkunden në komoditetin që u ofron atyre personalisht një universitet i kapur nga mediokriteti korrupsioni dhe stanjacioni.
Fuga, anëtar i dikurshëm i PPSH-së
Nëse Kushtetuta është vërtet meraku i Presidentit (unë vetë, nisur nga disa precedentë) e dyshoj shumë një gjë të tillë)
Lind pyetja se ç këshilla kushtetueshërie pret Presidenti, për shembull nga A. Fuga, një anëtar i dikurshëm i PPSh-së, i cili sot vetëkënaqet si intelektual ultra i djathtë.
E pra ai që sot e shohim t’i ‘ankohet” Presidentit për antikushtetutshmërinë e Ligjit të Arsimtit ë Lartë, është autori i thirrjeve antikushtetuese për të braktisur laicitetin e shtetit dhe për të futur mësimin e fesë në shkollë.
Z. Fuga dhe ata 3-4 ndjekës të tij, bashkë me ish-ministrat pëdistë të arsimit që i nxisin nga selia e partisë, janë bashkëautorë të reformës vrastare të vitit 2007, që e shpartalloi Akademinë e Shkencave dhe që e ktheu universitetin në një strehë të paaftësisë, të përjashtimit , të ligësisë, të despotizmit, të provincializmit dhe të korrupsionit.
Paralajmërimet e tyre për apokalipsin në universitet, janë në fakt thirrje për ruajtjen e “status quo” –së që do të thotë ruajtje e titujve të privilegjeve të tipit feudal që ata gëzojnë në mënyrë të pamerituar si kanakarë të partisë e të prijësit të saj feudal.
Marasha i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit.
“Albanologjia në rrezik” . Thirrjen e Ardian Marashit Albanologjia në rrezik, që të kujton thirrjen leniniste “Atdheu në rrezik” do ta ndaja edhe unë sikur autori të mjaftohej me aq dhe të mos hynte në detaje.
Z. Marashi duhet ta kishte kuptuar se pas 7-8 vitesh drejtimi Sovran se Albanologjia është diçka krejt tjetër nga ajo çka ai përfuturon.
Albanologjia nuk janë vetëm e nuk janë kryesisht vlerat monetare, arkeologjike.. janë në radhë të parë njerëzit, studiuesit e asaj qendre që brez pas brezi kanë mbledhur e i kanë studiuar dhe i kanë vlerësuar ata shkencërisht.
Albanologjia është në krizë e në rrezik jo prej dy vitesh siç rreket të thotë ai, por prej 25 vitesh, që nga koha kur politika është interesuar për Albanologjinë vetëm për të vënë në krye të saj drejtorë politikë, që asgjë nuk i lidh me militancën albanologjike e gjithçka i lidh me militancën partiake.
Më vjen keq të them se ai vetë si drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike është produkt i ndërhyrjes së politikës në shkencë, madje i një politike banale të mishëruar në sharlatizmin e Jozefina Topallit.
Nuk them se s’dyshoj që të njëjtën qasje sharlatane ndaj shkencës e Albanologjisë në veçanti ta ketë edhe qeveria e Edi Ramës dhe ‘hirësitë gri” të pallatit kryeministror.
Shenjat e këqija i kanë dhënë edhe ata në këta dy vjet. Por e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për të rrëfyer atë që i është punuar Albanologjisë qoftë edhe nga drejtorë parvenus në këto 10 vjetët e fundit.
Duke pasur parasysh përgjegjësitë që drejtusit e Qendrës së Studimeve Albanologjike, së bashku me drejtuesit e Universiteteve Publike dhe me mercenatët e tyre politikë mbajnë për gjendjen e mjerueshme në ato institucione, do të thosha se ata për prej tyre që paralajmërojnë apokalipsin e shkencës dhe ata “të zhurmshmit: Do të bënin mirë ta fillonin me një “mea culpa” nëse vërtet nuk bëjnë dot pa folur.
Përndryshe, heshtja do të ishte flori, por ata vetë, do të ishte shpëtim edhe për të gjithë të tjerët që për muaj të tërë u është dashur të dëgjojnë vajet e tyre hipokrite mbi fundin e botës … dhe të univeristetit