Ylli Dylgjeri, Kokëdhimës: O jepja vetes ose ndizja Ramës!
Ish këshillari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri ka postuar një status pas incidentet në mbledhjen e kryesisë së PS-së ku me urdhër të Edi Ramës, ish deputeti Koço Kokëdhima u la jashtë dyerve. Dylgjeri e fton Kokëdhimën që të rrokë armët e t’ia nisë sulmit se përndryshe sipas tij ai rrezikon të harrohet. Kuptohet, Dylgjeri nënkupton armët politike në këtë rast…, besojmë!…
Statusi i Ylli i Dylgjerit
I dashur Koço,
mësova sot se nuk të kanë ftuar në mbledhje në Kryesinë e PS-së. E si të mos mjaftonte kjo, të kanë hequr edhe liçencën e Radios +2.
Pas këtyre bëmave, s’më mbetet tjeter vetem të jap nje këshillë miku: merr një nga këto armë që i mban në mur, dhe ndizja O vetes… O armikut!
Do përjetsohesh, ndryshe u harrove.
Miku yt Dylgjeri