Ylli Manjani: “Bishen” Rama nuk e ndalon OSBE!

Nga Ylli Manjani –

ra siç e parashikuam. Asnjë surprizë!

Miqtë e Tij në organizatat ndërkombëtare nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, sepse e kanë mbështetur deri më sot. E mbështetën hap pas hapi duke heshtur kur u çmontua shteti dhe demokracia.

Nuk folën kur ekonomia u bë drogë, kur shteti mbeti pa drejtësi, kur demokracia u bë pa zgjedhje të lira e të ndershme. U kujdesën ekskluzivisht madje të fajsonin me zë ose figurë opozitën që protestoi deri në ekstrem për këto gjëra!!!

Tani që do të mbyllë gojët e njerëzve me shtetin që e ka të gjithin në dorë, është shumë vonë!!!

Se bie fjala, kjo “arritja” e OSBE që të vendosë gjykata për çdo rast ngre pikëpyetjen, CILA GJYKATË?! Ajo që nuk ekziston, megjithëse na e premtoi Palmeri që në qershor, apo ajo që përbëhet nga gjykatës që i trembin me vetting dhe me keq akoma me ligjin e KÇK?!

Nuk mjafton vetëm mjeti, por edhe fakti se sa efektiv është ky mjet. Nejse, nuk e ndalin dot më ata bishën e tyre, që i përdori në mënyrën më brutale të mundshme.

Ai do ndalet vetëm nga populli Shqiptar, i cili duron shumë, tej mase madje, por kur flet ta jep dërrmën. Të gjithëve ua ka dhënë në këto 30 vite. Edi Rama nuk bën përjashtim.

Jam i bindur për këtë.

 

 

SHKARKO APP