Ylli Manjani ironizon opozitën: Si thanë mo, si thanë…

Ylli Manjani shkruan në Facebook:
Si thanë mo, si thanë?
Nga emigracioni do vijë ndryshimi. Haha
122 000 mori qeveria, 47 000 opozita, dmth ndryshimi. Dmth me këtë votë Rama merr 100 mandate. Shqiptarët këtu e frenuan disi se ata andej aha…
Dhe ata andej ishin votues të lirë. Dmth që nuk i “nënshtrohen rregjimit” etj, etj… Sa llo llo logje të tilla kemi dëgjuar para votimeve.
Ja ku e keni dhe rezultatin. Të ftohtë fare!
Mbahu nëno mos ki frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë…
Hahahahahahahah
Në Amerikë o posi! Biles edhe në Europë e Angli….
Hahahahahahahahahaha
Mbahet nëna qeveri që çke me të. 😉
Hajde bye, e u lumtë ajo votë se bash e keni ndryshu këtë vend!