Ylli Manjani: Jam dakord me Monikën kur thotë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në Facebook, ka cituar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ka deklaruar se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.”

Manjani shprehet se jam dakord me Monikën, por proplemi është se dekada sapo ka nisur dhe nëse nuk bëhet gjë më shpejt, as një dekadë nuk bën dot asgjë.

Postimi i plotë i Manjanit

Jam dakord me Monikën, kur thotë se “këtë dekadë merr fund Rilindja e të këqijave dhe Rama bashkë me to.”

Puna është se dekada ka 10 vite. Deri tani ka kaluar vetëm 5 ditë nga këto 10 vite…

Nëse s’bëhet dot gjë më shpejt, as dekada s’ka çfarë bën hiç.

SHKARKO APP