Ylli Manjani: Kur Edi Rama kërcënon dhe Gjermaninë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se deklarata e Edi Ramës për procesin e zgjedhjeve duket si një reagim për qëndrimin e Gjermanisë.

Mesazhi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

“Ta harrojnë se mund të pengojnë proçesin e zgjedhjeve”- thotë Edi Rama nga Gjermania për opozitën politike.  Për kë ta ketë vallë?! Për opozitën?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Po opozita nuk ka asnjë votë në parlament, sepse Parlamenti (aq sa ka mbetur) është i gjithi i Tij.  Më këtë Parlament grisi konsensusin me opozitën dhe me ndërkombëtarët që medemek i do fort dhe ata e duan edhe më fort.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra opozita s’ka sesi e bllokon jo zgjedhjet, po për fat të keq as marrëzitë e Tij.  Atëherë me kë ta ketë vallë?!🤔 Me Lymin, Rudinën apo Kujtimin&co?!  Të gjithë këta votojnë çdo marrëzi të Tij. Madje më me zell se vetë socialistët që s’para i kanë qejf rilindasit këto kohë…

I bie ta ketë patur me Gjermanët që s’ja dhjenë me një pra. E lanë me telefon në dorë…

Me ata duket se e kishte, se ata janë të Lulit… Edhe ata nuk ja bllokojnë dot zgjedhjet, por flasin me gjuhën e Lulit… Puna është se kur e ke me ata e ke kopil – thotë një shprehje e jona.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?