Ylli Manjani: Skenar i tmerrshëm, nëse Rama merr sërish pushtetin. Do të ishte katastrofë politike, demokratike dhe ekonomike
Nga Ylli Manjani
Nëse…
*****
Nuk besoj se do ndodhë, por dua të them se po ndodhi, pra që Edi Rama të konfirmohet në pushtet pas këtyre zgjedhjeve, e konsideroj skenarin më të keq të mundshëm.
Konfirmimi i Tij në pushtet, në kushtet kur ska lënë gjë pa bërë dhe tani në fund shfaqet si gomar që shet vaksina pasi ka terrorizuar njerëzit me të drejtën e tyre për të jetuar, do ishte katastrofë politike, demokratike, ekonomike e shtetërore.
Ja disa pasoja që mund të vinin nga qelbja në pushtet i këtij njeriu (që e quan veten gomar):
1. Opozita politike shkërmoqet në kuptimin organizativ dhe politik. Ideja e të bërit opozitë merr goditje fatale. Mund të rigrupohen disa opozitarë të mbetur në parti të parëndësishme elektorale, aspak frymëzuese dhe shumë larg kërcënuese për super pushtetin e Ramës.
2. Rama merr super xhiro të frikshme sepse merr një pushtet kur ska lënë gjë pa i bërë këtij mileti dhe ky i fundit e voton prapë. Super legjitim për tu sjellë si baba që ia bën nënën këtij vendi.
3. Parlamenti vijon i katandisur keq e më keq pasi deputetët fillojnë të shiten e blihen nga Rama sipas hallit të ditës. Shihni parlamentin e sotëm për referencë.
4. Sistemi politik në vend merr pamje ruso-turke. Të drejtat dhe liritë themelore janë subjekt i vendmimarrjes abuzive të sundimtarit të vetëm, që ndjehet legjitim po aq sa vetë zoti.
5. Për pasojë Europa dhe demokracia do na ngjajnë gjithnjë e më shumë si iluzione. Si një endërr që e jetuam përkohësisht.
6. Ata të partive të tjera që i shërbyen Edi Ramës në këtë gormallëk elektoral, do ta hanë si armiq të pagdhendur. Do përfundojnë si lëkura limoni të shtrydhur. Disa madje mund të shërbejnë edhe si raste model të dënimit nga SPAK. Kështu kalon dhe kriza e reformës në drejtësi…
7. Biznesmenët që sot i shkojnë nga pas do fillojnë të ndihen të larguar, të përdorur dhe më në fund të dëmtuar sepse nuk ka e ska për të patur më plaçkë elektorale të mjaftueshme për të ndarë.
Mjer kur ka prerë fatura për shërbime publike që ka fituar me tendera apo koncensione!
8. Zgjedhjet e lira marrin fund si koncept. Do ketë vetëm votime formale sepse fitues do jetë gjithmonë Ai… Kujtoj se në votimet e ardhshme opozita nuk ka më asnjë rol për të luajtur në menaxhim zgjedhor. Komisionet zgjedhore i bën qeveria me të punësuarit në shtet…
9. Për shtet të paanshëm as që bëhet fjalë. Do ketë vetëm pushtet ekstrem e absolut që do ti shërbejë vetëm atyre që e duan, që s’hapin gojë, që s’kanë veshë apo që nuk shohin…
Këto pasoja shoh. Nuk janë fantazi, por realitete që i kemi kaluar më parë dhe shoqëri të tjera i kanë përjetuar dhe i përjetojnë. Turqia është rasti më i freskët i këture 30 viteve të fundit…
Ndaj them se mbajtja në pushtet deri në qelbje të një njeriu, në shoqëri si e jona është skenari më i keq edhe për ata që kontribojnë për ta mbajtur.
Askush të mos ketë iluzion se e ka mirë me Të, sepse e ka mbështetur në gormarrllëqe. Ai djallëzisht hiqet si gomar, që të legjitimojë veten nesër të gjuajë me shqelm ata që i shkojnë pas. Fiks si gomari…!
Ndaj kujdes me atë votë. Është vendimtare këtë herë.
Fshehja pas “paaftësisë së Lulit” nuk ndihmon. Luli, megjithë të metat e tij, nuk na ngushëllon dot, aq më pak të justifikojë zgjedhjen e gabuar për vendin.
Ndryshimi i pushtetit është e mirë për të gjithë, pa përjashtim. Edhe për vetë gomarin.