Ylli Manjani: O legena politikanë! Kjo është pisllëk-politikë

Nga Ylli Manjani

Unë nuk di ndonjë vend anëtar të NATO-s, ku politikanët to krenohen popujve të tyre se “janë pro-amerikanë”.

Që të ndajnë njerëzit në pro apo kundër Amerikës as që bëhet fjalë!

Grekët dhe italianët (të cilët i dua shumë) dhe gjithë Europa në fakt, të marrin me shqelma po t’u bësh si amerikan.

Franca nuk e pati problem hiç të tërheqë dhe ambasadorin e saj në Uashinton.

As Boris Johnson nuk guxon ta mendojë t’u thotë anglezëve (britanikëve as që bëhet fjalë) se po ndjek politika proamerikane.

Këtu po të hoqi vizën Amerika duhet të vdesësh!!!

Pisllëk-politikë!

E ndyrë sa më s’ka!

Po ja ta zëmë se nuk më pëlqen presidenti Biden, e ça pastaj?!

O legena politikanë!

SHKARKO APP