Ylli Manjani për sherrin Lapaj – Shabani: Mirë t’u bëhet që zihen. Këta ishin “të rinjtë” që do “çanin sistemin”!?
Nga Ylli Manjani
“Kandidatët e listës së mbyllur të koalicionit ishin fiktiv”- thonë udhëheqësit e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
Mua kaq më mjafton për të konkluduar që ky është mashtrim elektoral!
Nuk më duhen hiç emrat e familjarëve të tyre në ato lista, por mjaftohem me faktin e “fiktives” si element i mashtrimit të sistemit legal zgjedhor. Ky i fundit mund të mos të pëlqejë, por kur zgjedh ta përdorësh duhet ta zbatosh e jo ta mashtrosh.
Sigurisht që më vjen mirë që aq hallat e dajat nuk ua pranojnë fiktivitetin. Ata kalamanj politikë e kanë mësuar lojën gabim dhe nuk kanë gjasa ta mësojnë më. Ndaj dhe mirë t’u bëhet që zihen me njëri-tjetrin. Aq vlejnë, sa për të kaluar verën me lajme.
Këta ishin “të rinjtë” që do “çanin sistemin”. Paskan dashur ta “çajnë” duke e mashtruar me familjarët e tyre. Këtyre të fundit u nxorrën dhe bojën.
Dmth këta duan dy sisteme,një ta çash e një ta mbash.
Njerëzit nuk janë fiktivë, o hajvanë!
Partitë nuk janë familjarët tuaj, o torollakë!
Sistemet legale nuk janë bërë ti mashtroni ju, ou more ou..!
Edhe zotin ua lujti ai Zeqiri!
Hajt shnet e t’mira, se na hapët barkun!
KOHA JONË SONDAZH

