Ylli Manjani: Turpi i “dashnorëve të reformës”!

Nga Ylli Manjani –

Turpi i “dashnorëve të reformës”!

Taulant Balla duhet të ketë turp që anatemon, kandidadatë të veçantë në garën e sajuar, gjithsesi, nga KED e tyre!

Ça është domethënia kushtetuese apo qoftë dhe politike e deklarimit të shpifur se ” filania dhe fisteku janë dashnorë”?!!

Si ka mundësi që proçesi më i rëndësishëm i fillimit të zbatimit të Reformës, bëhet pis me moralizma të tilla të shpiftura?!

Se ja ta zëmë se është ashtu ( ndjesë të përfolurve) e ça pastaj?! Ç’lidhje ka kjo me Kushtetutën dhe ligjin?

Pse nuk e skartuan në KED, te e njëjta që kualifikuan ngelëset në shkollën e Magistraturës? Meqë jemi këtu, kush e dëmton më shumë Gjykatën Kushtetuese, kjo që paska dashnor apo ato të tjerat që nuk kaluan dot testin me shkrim të shkollës së Magistraturës?!

Nëse Taulanti është akoma “dashnor i reformës”, duhet ti vijë turp nga ai palo deklarim që ka bërë sot në atë palo-parlament.

SHKARKO APP