Ylli Rakipi i lexon deklaratën e Arben Krajës, Ilir Meta shpërthen keq: Edi Rama do të bëhet kurban!

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ishte i ftuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një moment, Ylli Rakipi i lexoi Metës një deklaratë të kreut të SPAK, Arben Kraja ku ai sqaronte se Meta është nën hetim dhe se do të kërkohen prova edhe jashtë vendit.

Fill pas kësaj, Meta shpërtheu keq ndaj Edi Ramës, duke e quajtu “legen” që “nga çuni i Netës do të bëhet kurban i Ilir Metës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

*Ylli Rakipi lexon deklaratën e Krajës

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta: I uroj suksese (SPAK-ut) në gjithë veprimtarinë e tyre, ta bëjnë si të kenë dëshirë nuk ka asnjë lloj shqetësimi. Për ne janë inceneratorët, afera e portit të Durrësit…

Ylli Rakipi: Po ka një problem, unë do të trembesha nga kjo, po të isha si ty…

Ilir Meta: Po trembu ti. Unë nuk jam trembur nga doktori i madh!

Ylli Rakipi: Ju thoni është autokrat. Ai Navalny është në burg…

Ilir Meta: Lëre tani mos i jep këtij legeni këto dimensione kaq të rëndësishme. Ai është një legen. Ta shohim diktaturën e tij. Ai është një legen dhe e di shumë mirë që është legen. Ai do të qajë të vijë prapë ashtu, por nuk vjen më… Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do të ikë si kurbani i Ilir Metës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?