Analisti dhe moderatori i njohur Ylli Rakipi ironizon liderin e opozitës, Basha

Nga Ylli Rakipi

“Kolegët e mi, më ekstremistët kundër Lulzim Bashës, tani heshtin, janë gati të bëhen fansa të tij dhe ta puthin edhe në ballë.

Ata tani janë shumë të gëzuar që lideri i opozitës, është kthyer në infermier dhe po bën zëdhënësin e koronavirusit.

Dje, një kolegu im, që vazhdimisht tregonte dhe tregon anektoda për Lulzim Bashën, sot e sheh atë si opozitar konstruktiv, vetëm se ai ka lënë mënjanë opozitën, pi kafe dhe ble shegë me gjyshe Verën, ha paçe koke, mund në futboll fantazmën e Edi Ramës, duke lënë në mes të katër rrugëve opozitën”/tpz.al/

 

SHKARKO APP