Ylli Rakipi: Ligji për mediat totalisht fashist, epiqendra e shpifjes është ERTV

Ligji për median konsiderohet nga gazetari Ylli Rakipi si një ligj fashist. Sipas tij, epiqendra e shpifjes është ERTV-ja. Në një lidhje me skype për emisionin “Tempora”, Rakipi deklaroi se Rama ka ndërtuar shtetin e propagandës.

Ylli Rakipi: Në doni të dini se ku është epiqendra e shpifjes, shkoni hapni ERTV. Këtu është epiqendra e shpifjes. Këtu është propaganda qeveritare.

Sonila Meço: Pra nuk është fake news, është propaganda?

Ylli Rakipi: Rama ka ndërtuar shtetin e propagandës. Në këtë pikëpamje, epiqendra e shpifjes, fake news i vërtetë është propaganda. Një shtet i propagandës është thjesht fake news. Është një mashtrim kundër njeriut të thjeshtë.

Rakipi tha se shoqëria shqiptare po lëngon pasi janë larguar shumë njerëz të rëndësishëm të vendit tonë.

Rakipi tha se nëse një shoqëri nuk drejtohet nga ligji duhet të marrë në dorë armët e tjera dhe të rrëzojë diktatorin.

Ndërsa shtoi se ndryshimi vjen nga opozita dhe shoqëria shqiptare.

Ylli Rakipi: “Shoqëria shqiptare është duke lënguar. Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj shoqërie është transferuar, ka ikur jashtë Shqipërisë. Ka iku njerëz shumë të rëndësishëm që kanë studiuar jashtë vendit tonë. Tani ka filluar të ikë edhe ajo pjesë që ndihej mirë, jetonte mirë ekonomikisht në Shqipëri,  sepse nuk do të qëndrojë aty. Ndryshimi ka të bëjë me shoqërinë shqiptare, me opozitën politike shqiptare.

Media dhe në momentet që po flasim, veçojmë gazetarët, e kanë bërë punën dhe vijojnë ta bëjnë. Problemi është që zgjidhjet e tjera duhet ti japë shoqëria shqiptare, institucionet e tjera, një pjesë prej tyre ka vdekur dhe duhet ta japë opozita politike e cila është tërhequr në mënyrë flagrante të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme.

Nuk ka ligj këtu. Ai po bën dy amendamente për të dënuar në mënyrë legjislative për të mos lënë të shkosh përpara ligjit, nëse një shoqëri nuk drejtohet nga ligji, nuk është ligj mbi gjithçka ka në dorë të marrë armët e tjera dhe të rrëzojë diktatorin. Ky është problem i rëndësishëm i shoqërisë dhe opozitës shqiptare.

Tempora - "Beteja e fundit e Edi Ramës" - 17 dhjetor 2019

SHKARKO APP