Ylli Rakipi: Rama po bën përpjekjet e fundit, si çdo lider autoritar nuk e pranon idenë e humbjes së pushtetit
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për reformën zgjedhore dhe përpjekjet e Edi Ramës, për të prishur marrëveshjen e arritur mes palëve më 5 Qershor.
Rakipi tha se Rama, si çdo lider autoritar në botë, nuk e kupton dhe nuk e pranon se një ditë mund të humbasë pushtetin, ndaj është angazhuar të prishë marrëveshjen, duke përdorur opozitën parlamentare.
“Në Shqipëri kemi dy pandemi. Pandemia e zgjedhjeve, që ka krijuar Edi Rama dhe frika e madhe e tij se mund të humbasë, siç ndodh në botë, që njeriu fiton dhe vjen koha edhe të humbasë. Ata që nuk e kuptojnë kurrë që mund të humbasin, janë të gjithë autokratët dhe diktatorët e të gjithë botës. Krahas pandemisë që po tmerrōn botën, Shqipëria po përjeton edhe një pandemi, që është pandemia e zgjedhjeve.
Në 5 qershor u mbyll një proces gjashtë mujor politik, ku morën pjesë forcat politike shqiptare, ashtu siç ato janë ndarë, mazhoranca, forcat parlamentare, forcat jashtë parlamentare, një mish mash që ndodh vetëm në Shqipëri. Aty firmosën dhe konkluduan me dorëzanë të rëndësishëm, që ishin SHBA-të, BE dhe Mbretëria e Bashkuar. Tani ka dalë kryeministri dhe kërkon të ndërtojë një marrëveshje tjetër. Ai ka thirrur disa dordolecë të opozitës palamentare, për të prishur koalicionet, që ai të mos humbasë.
Opozita duhet të gjejë mekanizmëat, si të çlirohet nga ky ngërç, që është autokracia, sistemi njëpartiak, regjimi ku Rama komandon gjithçka.
Opozita parlamentare, janë një bāndē sharlatanësh. Shqipërisë nuk i ishte shkaktuar ndonjë dëm më i madh, se sa nga kjo bandë, që është aty pa asnjë personalitet, me mungesa të jashtëzkonshme të edukimit dhe integritetit. Një pjesë e mirë e tyre janë të blerë. Një pjesë e tyre, që bërtasin më fort, kanë bërë pazare, leje ndërtimi, karburante, etj, etj. Por, unë di të them, që ky grup ka legjitimuar një pushtet të paligjshëm, është një grup i rrezikshëm, që e çoi demokracinë shqiptare në nivele zero.
Këta që sot bëjnë sikur kërkojnë lista të hapura, kanë ardhur nga listat më të mbyllura në botë. Nuk ka cinizëm më të madh se kaq.
Ata njerëz, të futur si kandidatë nga Basha, në momentet e fundit, njerëz pa pikë integriteti, njerëz që vërtiten nga Rama dhe ai bën cfarë të dojë me ta.
Si konkluzion, nga halli i madh që i ka rënë, Edi Rama do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për të mos e humbur pushtetin“, tha Rakipi.
VIDEO – INTERVISTA E PLOTË: