Ambasadorja Yuri Kim, mesazh kandidatëve të 6 marsit dhe godet Berishën: Çfarë u premtoni shqiptarëve, nëse drejtuesi juaj është një i korruptuar?!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka drejtuar disa pyetje kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet 6 marsit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kim kërkon përgjigje se çfarë i premton votuesve një kandidat, i cili sponsorizohet nga dikush që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpallur non grata.

Ky mesazh është hapur goditje ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje për kandidatët: Nëse drejtuesi juaj kryesor është i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’u detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Yuri Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?