Yuri Kim pret kryeparlamentaren Lindita Nikolla në Departamentin e Shtetit: Vijoni me avancimin e reformave
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është pritur në një takim nga zv/ndihmës Sekretarja Kryesore e Shtetit, Yuri Kim.
Sipas njoftimit të Kuvendit Nikolla dhe Kim diskutuan “mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave, bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike; lidershipin e Shqipërisë në KS dhe kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut; luftën kundër terrorizmit”.
Pjesë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës, duke e konsideruar dialogun Kosovë-Sërbi si e vetmja rrugë për garantimin e paqes.
U diskutua edhe lidershipi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal; kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian etj”.