Ambasadorja Yuri Kim sfidon të ftohtin e Tiranës; ecje, muzikë dhe gështenja (VIDEO)

Ndonëse në temperatura të ulëta, nën minus, që kanë mbërthyer çdo cep të Shqipërisë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shfrytëzuar maksimalisht të dielën. Në Tiranë minus 6 gradë arriti ngrica, ndërsa gjatë ditës plus 6 gradë kapi maksimumi. Por Yuri Kim nuk mungon në jetën sociale të shqiptarëve.

Ajo mbetet sportive në jetën e saj.

Sot kryediplomatja amerikane ka zgjedhur qendrën e kryeqytetit dhe zonën e Liqenit, për të shëtitur me miqtë dhe për të takuar disa qytetarë. Kim nuk ka harruar të përkujtojë 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja është treguar e kujdesshme dhe ka respektuar rregullat për frenimin e pandemisë, duke mbajtur maskën, teksa është ndalur te një shitës gështenjash dhe tek një i ri që performonte muzikë në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo pëlqehet nga publiku, falë edhe bukurisë së saj fizike dhe mesazheve politike që ajo jep, pa ndrojtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?