Yuri Kim takon kongresmenen Slotkin: Shqipëria meriton vlerësim të veçantë, strehoi afganët

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në New York së bashku me ekipin e qeverisë shqiptare për Asamblenë e OKB-së. Sot Kim u takua me anëtaren demokrate të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin.

Në Twitter, Kim shkruan se u takua me Slotkin për të diskutuar mbi bashkëpunimin për strehimin e afganëve në Shqipëri.

“Kënaqësi të takohem me Rep.Slotkin për të diskutuar bashkëpunimin tonë të fundit për të nxjerrë afganët e rrezikuar jashtë nga rreziku. Ne pajtohemi me gjithë zemër se Shqipëria meriton një vlerësim të veçantë për të qenë ndër të parat që ofroi mbrojtje dhe mikpritje për ata në nevojë. Faleminderit”.

Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, Slotkin foli për strehimin e afganëve në Shqipëri, duke treguar se mikesha e saj, ambasadorja Kim ishte treguar e gatshme t’i drejtohej drejtpërdrejt Ministres së Jashtme shqiptare për të bashkëpunuar.

SHKARKO APP