Yuri Kim takon Kumbaron: Komunitetet, rrugët dhe plazhet e pastra janë thelbësore për tërheqjen e turistëve
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është pritur sot në një takim nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Ambasada e SHBA-së shkruan se Kim bisedoi me Kumbaron për rolin e çështjeve mjedisore në realizimin e Shqipërisë si destinacion turistik i klasit botëror.
Po ashtu ambasadorja Kim ka theksuar në takim se komunitetet, rrugët dhe plazhet e pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe të bizneseve të reja në vend.
Postimi i plotë
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takuan sot dhe diskutuan rolin e çështjeve mjedisore në realizimin e potencialit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë si një destinacion turistik i klasit botëror. Komunitetet e pastra, rrugët dhe plazhet janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord të gjejnë mundësi të reja për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në arritjen e këtyre qëllimeve.
(1/2) @USAmbAlbania Kim & Tourism and Environment Minister @MirelaKumbaro met today and discussed the role of environmental issues in realizing Albania’s tremendous potential as a world class tourist destination. pic.twitter.com/G6wdzD3Cer
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 19, 2021