Yuri Kim, thirrje KED: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit. Veproni sa më shpejt

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka përshëndetur shpalljen e vakancave për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi. “Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, është shprehur ambasadorja Kim në një mesazh në Twitter.

Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.

Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?