Yuri Kim, thirrje Ramës e Bashës: Ju jeni përgjegjësit! Çdo propozim e angazhim pas 5 qershorit duhet të jetë në mirëbesim
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me debatet e fundit që kanë përfshirë politikën shqiptare për listat dhe koalicionet.
Diplomatja amerikane rikujton marrëveshjen e 5 qershorit dhe nënvizon se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
“I kujtojmë kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulzim Basha dhe të gjithë drejtuesve të tjerë për të gjitha angazhimet që kanë marrë për 6/5 dhe çdo masë pertej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA gjithmonë do t’ju mbështesë por ju drejtuesit shqiptarë jeni pala përgjegjëse” shkruan Kim.
We remind PM @ediramaal, DP @lulzimbasha_al & other leaders of all commitments they made with regard to 6/5 & any measures beyond 6/5. Engagement, proposals & counter-proposals must be in good faith. 🇺🇸 will always support you, but YOU – 🇦🇱 leaders – are the responsible party. https://t.co/LeFYBmyGAh
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 24, 2020