Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Mos e shit votën, mos e dorëzo fuqinë tek krimineli

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të mos e shesin votën për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në Twitter, Kim shton se asnjë prej qytetarëve nuk duhet të fuqizojë kriminelët dhe se vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

”Mos e shit të drejtën tënde. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ti duhet të zgjedhësh të ardhmen tënde”,-shton Kim.

SHKARKO APP