Yuri Kim uron Dumanin, SHBA: Mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Zv/ndihmëssekretarja kryesore, Yuri Kim dhe zv/ndihmëssekretari Alexander Kasanof iu bashkuan Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare, Altin Dumani për çmimin “Kampion kundër Korrupsionit”, akorduar një ditë më parë.

Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, DASH vlerëson 10 kampionë kundër korrupsionit, të cilët, sipas DASH, kanë udhëhequr ose kanë mbrojtur reformat dhe hetimet që po sjellin një botë më të drejtë dhe transparente për bashkëqytetarët e tyre. Këtë vit, ndër 10 të vlerësuarit, ishte edhe Altin Dumani kreu i SPAK-ut.

SHKARKO APP