“Z. Soreca duhet ta ndajë mendjen, është me Shqipërinë në gropë apo me Shqipërinë në Europë”

Ambasadori i BE, Luigi Soreca bëri sot thirrje për konsensus mes klasës politike, ndërkohë që prej javësh heshti edhe kur shefat e tij në BE i bënin thirrje Edi Ramës të mos rrëzonte konsensusin për reformën në drejtësi.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar për qëndrimet e paqarta të ambasadorit të BE duke i bërë thirrje që të vendos nëse është për Shqiprinë në Europë, apo për Shqipërinë në gropë.

“Zoti Soreca duhet ta ndajë një herë e mirë: A është me Shqipërinë në gropë apo me Shqipërinë në Europë, duhet ta ndajë; a është me Komisionin Europian apo me Qeverinë Rama, a është me Gramoz Ruçin apo Mcalisteri, a është me Elisa Spiropalin apo Angela Merkelen, a është me David Lega apo Taulant Ballën? Kjo është ajo që dëshiron të di më shumë se 90% e popullit shqiptar”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?