Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombërare të PS-së
Zbardhet agjenda e punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet këtë të shtunë, një mbledhje kjo e parashikuar për t’u mbajtur në orën 11:00, dhe që do të nisë me fjalën e kreut të PS, Edi Rama. Më pas ajo do të vijojë me diskutimin dhe miratimin e projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të PS-së.
Në disa nga pikat e diskutimit, parashikohet edhe manuali i organizimit elektorat të PS, si dhe Kodi i Etikës.
AXHENDA:
Ditën e shtunë , datë 01 Tetor 2016, ora 11:00 në ambientet e lokal “Xibrakut” në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me këtë rend dite:
- Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
- Diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të partisë:
- Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS.
- Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste.
- Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës.
- Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare.
- Rregullore: Për votëbesimin në parti.
- Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij.
- Manuali i organizimit elektorat të PS
- Kodi i zgjedhjeve në parti.
- Kodi i etikës në parti.
- Vendim: Për kuotizimin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PARTISE
Gramoz Ruçi
KOHA JONË SONDAZH

