Zbardhet qëllimi i takimeve të Yuri Kim me Ramën
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar dy takime me Kryeministrin Edi Rama brenda javës.
Bëhet e ditur se tema e këtyre takimeve ka qenë reforma zgjedhore. Ambasadorja Kim ka sugjeruar të aplikohet sistemi zgjedhor danez.
Sistemi danez është proporcional rajonal me votim preferencial.
Me modelin danez mund të votosh partinë dhe kandidatin.
‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista. E para është lista e hapur ku mund të votohet kandidati për deputet, kurse tek e dyta është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.
Ky propozim i ambasadores amerikane i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore.