Zbardhet teksti i mesazhit kërcënues për Bashën
“Thuaji kryetarit tënd të mos e përmendë emrin tim”. Kështu mendohet se i ka thënë Emiljano Shullazi deputetes demokrate Voltjana Ademi.
Ademi, sipas gazetës Dita, ka thënë në prokurori se ka qenë duke pirë kafe në një lokal me një miken e vet, dhe në tryezën tjetër ka qenë shtetasi Emiljano Shullazi.
Sipas denoncimit të saj, kur është ngritur nga tryeza, ai i ka dalë përpara dhe i ka thënë fjalët e mësipërme, duke u nisur nga përmendja e emrit të tij në deklarimet e fundit të Partisë Demokratike.
Pasi ka njoftuar për këtë Bashën dhe ky i fundit Berishën, deputetja është dërguar në Prokurori ku ka bërë denoncim dhe ka kërkuar mbrojtje.
KOHA JONË SONDAZH

