Zbardhet vendimi; Çfarë propozoi Nuland për vetingu-n?

Vizita zyrtare e ndihmës/sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland me krerë të politikës, kishte si qëllim zgjidhjen e ngërcit dhe për krijimin e një konsensusi që kërkon Reforma në Drejtësi.  Kryeministri Rama dhe kreu Lulzim Basha, gjatë ditës së djeshme u kanë zbardhur deputetëve përmbajtjen e “draftit hibrid” përsa i përket procesit të vetingut, që është kontestuar nga PD.

Ky variant, i ndryshëm nga ai i “vijës së kuqe” që mbronte kryeministri, përcakton mënyrë dhe etapa të tjera për të përzgjedhur anëtarët e katër institucioneve të reja të drejtësisë.

Por ashtu si në draftin e Komisionit të Posaçëm, ndërkombëtarët kanë rol kyç në filtrimin e kandidatëve. Ndërsa parlamenti, me një komision ad –hoc, të përbërë nga 6 deputetë të mazhorancës dhe 6 të opozitës do të bëjë më pas përzgjedhjen e listës që do t’i dërgohet parlamentit për votim.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Avokati i Popullit shpall vakancat për anëtarët e komisioneve të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Shpallja shoqërohet edhe me listën e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Kandidaturat u dërgohen anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të përbërë nga ekspertë të SHBA e BE. Ky organizëm do të bëjë seleksionimin e kandidatëve që përmbushin kriteret e shpallura nga Avokati i Popullit.

3. Seleksionimi nga ndërkombëtarët do të bëhet mbi baznë e analizës së etikës profesionale, kontrollit të figurës së kandidatit dhe kontrollit të pasurisë së tij dhe të afërmve të tij.

4. Kandidatët që do të kalojnë filtrin e ndërkombëtarëve do të kalojnë në komisionin parlamentar ad hoc, të përbërë nga 12 deputetë të mazhorancës dhe opozitës.

5. Secili nga anëtarët e komisionit parlamentar do të duhet të zgjedhë vetëm nga një kandidat nga lista e propozuar nga ndërkombëtarët.

6. Lista e përzgjedhur nga komisioni ad hoc i kalon parlamentit për votim si e tërë dhe ajo do të miratohet me 2/3 e votave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?