Zbatimi i Vettingut nis në 28 dhjetor, kush qëndron e largohet nga sistemi i drejtësisë?
Tashmë që ligji i Vettingut pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, mori dhe miratimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese, zbatimi i tij do të nis javën e fundit të këtij viti. Vettingu është procesi që do të përcaktojë se kush do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë e kush do të largohet.
Gjykata Kushtetuese duhet të publikojë deri të më 27 dhjetor, vendimin e arsyetuar dhe sipas ligjit te ri te kushtetueses, ky është momenti kur vendimmarrja e gjyqtarëve hyn në fuqi.
Më 28 dhjetor, nis zbatimi i ligjit për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Faza e parë është ajo e plotësimit të formularëve. Janë 3 formularë qe te gjithë prokuroret dhe gjyqtaret duhet te plotësojnë; një per pasurinë, nje për lidhjet me krimin dhe nje për aftësitë profesionale.
“Ligji sanksionon qarte se do te shkarkohen nga detyra te gjithë ata magjistratë qe; kane deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, qe rezultojnë se kane kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, qe rezultojnë me mangësi pas vlerësimit te aftësive profesionale. Ligji i krijon mundësi gjyqtareve dhe prokuroreve te japin dorëheqjen nëse nuk duan t’i nënshtrohen vettingut. I gjithë procesi i skanimit te prokuroreve dhe gjyqtareve ka një garanci pasi do te mbikëqyret nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit puna e te cilëve fillon ne momentin qe nis përzgjedhja e anëtareve te komisionit te posaçme te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit. Te kontaktuar nga Vizion Plus delegacionit i Bashkimit Europian ne Tirane konfirmoi se “Sapo te nise procesi i përzgjedhjes, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do te jete gati”- shkruan Vizion Plus.
KOHA JONË SONDAZH

