Zbulohen datat, ja kur do të dëshmojnë në SPAK Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në datën 23 janar ora 10:00.

Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të dëshmojë në datën 25 janar po në orën 10:00.

Në datën 24 janar, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendos datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.

“Seanca gjyqësore për çështjen si më lart, u caktua për në datë 24.01.2024, ora 09:00”, thotë njoftimi i Apelit.

SHKARKO APP