FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet agjenda e vizitës zyrtare të Ramës nesër në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të qëndrojë nesër për një vizitë njëditore në Kosovë, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij kosovar Albin Kurtit.

Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, për të vijuar me diskutimet më të rëndësishme që prekin të dyja vendet, deri në orët e pasdites.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar. Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama  do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?