Zbulohet emri i oficerit të policisë që dhunoi Alfred Lelën
Mediat kanë zbuluar dje emrin e shefit te komisariatit që dhunoi Alfred Lelën.
Sot Flamur Vezaj tregon se kush është ai: “Ky eshte Altin Lila shefi i Komisariatit nr.5 ne Tirane qe ndodhet ne Kamez! Ka mbi 8 muaj qe mban kete detyre pas promovimit qe i beri drejtori i ri i Tiranes, Rebani Jaupi! Para se te emrohet ne kete detyre mes tjerash ka mbajt detyren e shefit te sektorit te vrasjeve ne Drejtorin e Tiranes! Sektor qe ka qindra vrasje te pazbardhura nder vite! Por pavaresisht kesaj, Lila shkelqeu ne servilizem ndaj shefit te ri Jaupaj, i cili nuk ngurroi ta promovoje ne detyren shefit te Komisariatit! E ky i fundit per te treguar besnikerine ndaj shefit turret si lac rruge drejt protestuesve dhe gazetarit Alfred Lela bashke me vartesit e tij! Imagjinoni kur nje shef Komisariati vepron ne kete forme cfare do bejne vartesit e tij! Nderkohe qe shefi duhet te jete shembull i qytetarise, edukates, disiplines etj etj ne respektim te te drejtave te njeriut! Por veprimet e tij kthyen edhe njehere kohen kur shefat e Komisariateve silleshin si gangster neper rruget e Shqiperise”!-shkruan Vezaj.
Opozita ka filmuar dhe ruajtur çdo foto dhe video që kur të vijë në pushtet do ti nxjerrë para drejtësisë të gjithë personat që dhunuan artistët dhe gazetarët.

KOHA JONË SONDAZH

