Zbulohet emri që do të rivalizojë Berishën për kryetar të PD-së
Edhe pse në mesnatën e kaluar është mbyllur zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit, mësohet se për këtë garë ka paraqitur një kërkesë për të garuar edhe Ibsen Elezi.
Ai ka depozituar dokumentet pranë Komisionit Operacional zgjedhor të PD, por ende nuk është bërë e ditur nëse kërkesa e tij është pranuar.
Para disa vitesh Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të degës në Kukës, ndërkohë që pas 25 prillit ai ishte ndër të paret që kërkoi largimin e Bashës dhe tani është kritik edhe ndaj Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit.
7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për procesin zgjedhor për kryetar të PD. Të premten, Berisha depozitoi dokumentet dhe u regjistrua si kandidat për kreun e PD. Më parë, ai është shprehur se do të shkojë në 22 maj edhe nëse do të jetë i vetëm në këtë garë.