Zbulohet formula e re e PD për konsensusin
Opozita propozoi një formulë të re për zhbllokimin e ngërçit të reformës në drejtësi. Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni Ad hock me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe 6 të mazhorancës.
Secili deputet, sipas opozitës, në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatese. Më pas, lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim.
Kandidatët e votuar, sipas Partisë Demokratike do të duhet të kalojnë në parlament me 2/3 e votave.
Mësohet se në propozimin e ri nuk parashikohet që lista e kandidatëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Pavarur të Kualifikimit të propozohen dhe verifikohen nga partitë politike.
Në variantin e parë të Komisionit të Venecias për rekomandimin 88 thuhej se “në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”
KOHA JONË SONDAZH

