Zbulohet mashtrimi në “Facebook”/ Të huajt reklamojnë produkte dhe marrin të dhëna
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka zbuluar një mashtrim që kryhet në rrjetet sociale, kryesisht në “Facebook”.
“KOHA JONE” bën me dije se profile të ndryshme reklamojnë produkte që përdoren për udhëtim, me çmime shumë të ulëta, për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë përdoruesve.
Pavarësisht se gjuha e përdorur në shkrimet e publikuara është shqip, dyshohet se administratorët e këtyre profileve nuk janë shtetas shqiptarë.
Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, blutë këshillojnë qytetarët që të sigurohen për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikojnë, përpara se të kryejnë porositë.
DVP Tiranë fton të gjithë qytetarët që mund të jenë të dëmtuar nga ky aktivitet, ose që konstatojnë faqe të tilla, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

