Zbulohet shteti që solli vaksinat në Shqipëri

Vendi që ka dhuruar 975 dozat e para të vaksinës për Shqipërinë është Gjermania, sipas një dokumenti të publikuar nga dosja.al.

Më herët u aludua se ato ishin dhuratë nga Greqia, në Dubai apo Austria por ishte Gjermani që zgjodhi t’i përgjigjej kërkesës së Shqipërisë.

Në këtë dokument verifikohet se vaksina erdhi nga Gjermania dhe u zhdoganua në Shqipëri. Vaksina është Pfizer/BioNtech dhe ka mbërritur në vendin tonë bashkë me të gjithë strukturën e nevojshme, shiringa dhe flakonë.

SHKARKO APP