Zëdhënësi i Presidencës: Dërgojini Koçijançiç raportin e OSBE/ODIHR

Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Koçijançiç nuk ka pranuar të bëjë komente lidhur me hetimin parlamentar të Presidentit të Republikës në Shqipëri. Në një prononcim për Fax News, ajo thotë se hetimi është në proces dhe do të pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Por zëdhënësja e BE nuk përmend ose nuk është në dijeni të faktit se çështja për të cilën është ngritur komisioni hetimor ndaj kreut të shtetit është sqaruar nga raporti i OSBE/ODIHR, i cili kritikon mazhorancën për mos publikimin e dekretit për zgjedhjet.

Lidhur me këtë paqartësi të zëdhënës së BE-së, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi. Zëdhënësi i Presidencës, me ironi u sugjeron gazetarëve të Fax News që t’i dërgojnë Koçijançiç-it raportin e OSBE, për votimet e 30 qershorit.

“Të dashur kolegë të Fax News, Ju lutem dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta. Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën. Nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike, se si Presidenti Meta ka mbrojtur në mënyrën më transparente, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe detyrimet e vendit ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe po kështu detyrimet ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”,- deklaron Blushi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Koçijançiç, u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri që kanë të bëjnë me lëvizjen e mazhorancës në pushtet për të rrëzuar Presidentin Ilir Meta pasi ai pastroi një datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke shtyrë zgjedhjet e 13 tetorit. Kocijancic u pyet për qëndrimin që ka për këtë nismë, lëvizjet që pritet të ndërmërrin përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që ndodhen në vendin tonë si dhe nëse situate e krijuar a do të ndiokojë në procesin e integrimit dhe në vendimin për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment. Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara. Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor”,- tha Kocijancic për “Fax News”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?