Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Veliajt: Lali Fikun e mund edhe Ilir Vrenozi

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka ironizuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratave të këtij të fundit kundër kreut të shtetit gjatë ditës së djeshme.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi shprehet se një kryebashkiak si Veliaj mundet dhe nga personazhi i njohur, Ilir Vrenozi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të na falë Ilir Vrenozi, por fitorja e tij ndaj Lali Fikut është e padiskutueshme. I favorizuar nga emri, integriteti dhe popullariteti, “buldozeri” Vrenozi është pak të thuash se e bën Marmalatë Fiku. Pranoji transferimin e gjendjes civile në Tiranë dhe përballu me të, po je buRë!”, shkruan Tedi Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?