Zef Preçi: Është sistemi, o “Budalla”…
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama i cili për rastin flagrant të korrupsionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” me pacientët e shtruar me koronavirus, u shfajësua duke thënë se “pyll pa derra nuk ka”.
Por për Preçin, korrupsioni nuk është çështje individësh, por sistemi.
Reagimi i Zef Preçit
Shumekush mban mend deklarimet e perseritura publike gjate periudhes qe zt. Rama ndermori (jo pa te drejte) kryqezaten kunder sistemit te drejtesise: “…nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por janë sistemet që i korruptojnë njerëzit.” (https://ëëë.neësbomb.al/edi-rama-na-korrupton-sistemi-donald-lu-te-majte-e-te-djathte-shume-shpejt-para-drejtesise-61664) . Se si u katandis kjo lufte dhe perse mungojne rezultatet, kete tashme e ka te qarte gjithkush, por nuk eshte ky qellimi i ketij shenimi.
Fjalen e kam per historine e “headlines” ketyre diteve, dmth historine nje sanitareje, njefare “All… (ne fakt ajo perfaqeson nje rast per te kuptuar sistemin e “modernizuar” keto vite e qe kemi aktualisht ne vendin tone ne ofrimin e sherbimit shendetsor). Dmth eshte “All” ne te gjitha aspektet dhe nje model emblematik, jo sepse merrte leke nga nja familjaret e nje viktime fatkeqe te Covid-19. As se me gjestin e saj ne shkelje te etikes dhe te ligjit, po ju nxinte fytyren “bluzave te bardha”. Dukuri te tilla te shkeputura ndodhin kudo ne vendet e Amerikes Latine, Azise, etj., kudo ky sundon metaliteti se “sistemi korrupton njerezit”, duke harruar se termi “sistem” nuk ka kuptim pa bartesit materiale, dmth pa njerezit qe ushtrojne funksione te caktuara ne hierarkine e ofrimit te sherbimeve publike, ne rastin konkret te sherbimit shendetsor spitalor…
“Bluzat e bardha”, edhe para pandemise, por sidomos gjate saj, kane bere nje pune te shkelqyer ne ofrimin e sherbimeve te tyre ne mbrojtje te shendetit dhe te jetes se qytetareve shqiptare, ne edukimin shendetsor te tyre dhe ne moderimin e vendim-marrjeve arbitrare te qeverise. Eshte fakt i njohur qe kjo e fundit i ka perdorur nje numer syresh, por nuk eshte koha per te gjykuar aresyet apo mosaresyet e perdorimit politik te nje numri autoritetesh shendetesore te vendit… Ne te gjithe duhet t’u jemi mirenjohes atyre per punen e bere dhe qe bejne dite pas dite, ore pas ore.
Te kthehemi te te rasti i “All…” Une nuk pretendoj te bej hetim dhe as te hamendesoj per rolin e saj si gjobevenese per sherbimin qe duhej t’i ofronte pacientes, sherbim qe duhej te ishte pjese e punes se saj te paguar nga taksat e te gjithe qytetareve shqiptare… As se mund te kete sherbyer si ndermjetese per nje rreth me te gjere perfituesish brenda asaj njesie te sherbimit mjekesor. As te mendoj se nen kulturen e manget ligjore qe ka shumica e popullsise sillet pak a shume njelloj perballe bluzave te bardha: ju ofron para ne kembim te “nje sherbimi (te presupozuar) me te mire…”. Shqetesimi im lidhet me “over-reaction” (mbi reagimin) shteteror ndaj nje sanitareje, kur situate mund te shihet edhe nga kendveshtrime te tjera.
Keshtu, per te shmange reagimin e forte publik (sic ndodhi), sidomos te pjesa e kontrolluar nga qeveria te mass-medias – kryesisht ne portalet, Ministria e Shëndetësisë nxitoi te “shkarkoje sanitaren e COVID2 për korrupsion”. Ne fakt ajo mund t’i percillte provat denoncuese njesite vartese te QSUT dhe vendimi te merrej per pezullim nga puna per sqarimin e rrethanave te rastit nga kjo njesi. Por duket se qeverise kjo dhurate i erdhi nga qielli dhe strategjistet perkates e pane si nje mundesi per te cvendose, qofte edhe per pak kohe, vemendjen e opinionit publik nga afera e dyshuar e Dubait (Nus-Ret-i), por edhe per t’u shitur ne publik si “nje lufte pa kompromis kunder korrupsionit”.
“Over-reaction” tjeter lidhet me drejtesine dhe arestimin e saj, madje edhe me mbajtjen ne burg te saj. Kjo jo thjesht per faktin se vrases te rrezikshem, perdhunues, skafiste, grabites rrugesh, vjedhes votash dhe pasurish publike e private, jane te lire apo ndaj te cileve as qe guxon njeri te hetoje… Por per mendimin tim, keto jane vendim-marrje nen presion, pa mbledhur evidencat dhe provat e maftueshme dhe ndoshta sipas te njohur parimit sovjetik “ta cojme fillimisht ne burg, se provat i gjejme me vone”…
“Over-reaction” i trete lidhet me spitalin, shoqaten e infermjereve, etj. Perpjekjet e tyre per te mbrojjtur “nderin e humbur” apo per te pastruar fytyren e vet duke i ardhur ne ndihme qeverise nuk mjaftojne. Sepse cilido qytetar i ketij vendi mund te pyese: deri kur do te vazhdoje kjo hiporizi kolektive e mbulimit te problemeve dhe jo perballimit me realizem te tyre? Dmth vendi ka nevoje per nje qasje pro-aktive, qe i del perpara problemit dhe pamundeson qe fenomene te tilla te frikshme dhe te nevertishme te mos ndodhin me ne te ardhmen… Sepse opinioni publik pret sqarim se perse disa qytetare fatkeqe zgjodhen t’i japin fund jetes se tyre tragjikisht ne ambjentet e po ketij spitali? Njrezit kudo ne bote, edhe ketu, ne spital shkojne per ta shpetuar dhe zgjatur jeten dhe jo per te vdekur ne te? A Jane hetuar mjaftueshem shkqet e atyre tragjedive te padegjuara askund ne bote?
“Over-reaction” i fundit, sapo ndodhi. Vete zt. Rama e cilesoi “Personazh i turpshëm…”. Me Kushtetute dhe me ligj, perderisa “denimi” eshte dhene vetme nga STOP (respekte per punne e ketij emisioni televiziv) njohim e pranojme per gjithkend prezumimin e pafajsise, dmth “All…” eshte e pafajshme derisa gjykata te vendose ndryshe. Meqe jemi te drejtesia: sa mire do te ishte sikur kete shpejtesi reagimi ta kishte edhe ndaj grabitesve me dhe pa lligj te prones publike, te fondeve buxhetore, te se ardhmes se femijeve tane…
Po Ministria e Shendetesise a ka procedura te shpallura dhe te njohura publikisht, mbi bazen e pervojes boterore te marrjes ne pune dhe largimit nga puna te personlit ndihmes ku bente pjese “All…”? A i hetoi njeri administativisht procedurat ekzsituese per te gjetur “shtegun” se si individe te tille problematike arrijne te penetrojne ne sistem? A ka standarde profesionale per arsimin, inteligjencen, etj te ketyre sherbimeve?.
Meqe jemi tek spitalet Covid-19, po sjell nje informacion qe mund te ndihmoje vendim-marresit dhe te tjere te interesuar. Nje mjek i njohur ne nje vend prites te pacienteve tane qe munden te gjejne shpeitm jashte vendit, i tha pacientit te radhes shqiptar, (nje profesor i njohur i mjeksise) kur po e percillte: nuk beme asgje per ju, ishte trupi juaj qe e perballoi semundjen. Ne ju ofruam vetem sherbimin e specializuar”. A e kemi valle kete sherbim ne vendin tone, se nese eshte keshtu ne ato 100 milione Euro te vleresuara si te shpenzuara nga qytetaret shqiptare privatisht ne Turqi, ne Itali,dhe ve nende te tjera, nje pjese jo e vogel kan shkuar per sherbimin…
Duke shprehe keqardhjen per viktimat, mendoj se ketu duhej te ndaleshin sulmet ndaj nje fatkeqeje (All…) , pjese e sistemit dhe fillonte analiza e sistemit ne keto dhe ne elemente te tjere te funksionimit te tij per ta vene ne funksion te nje Shqiperie te jetueshme… E ne kete rast, pajtohem plotesisht me zt. Rama te 2016-tes, te cituar ne fillim te ketij shenimi.
Shënim: Titulli i shenimit eshte pershtate nga “Është ekonomia, o budalla,” – slogani i krijuar nga James Carville, menaxheri i fushatës së Bill Clinton në vitin 1992, për të bindur publikun të ndryshojë udhëheqjen presidenciale në mes të një recesioni. Funksionoi, Clinton u zgjodh President i SHBA.