Zelensky ashpërson tonet me liderët perëndimorë: Doni që të vdesim pak nga pak?

Në mesin e disa reagime, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ashpërsoi tonet me liderët perëndimorë, duke theksuar se nëse nuk i japin avionë për të mbrojtur veten, do të thotë se ata duan që ukrainasit të vdesin pak nga pak.

“Janë hedhur predha kundër qytetit tonë paqësor Vinnytsia, që nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë. Sulmi brutal dhe cinik me predha ka shkatërruar plotësisht aeroportin e këtij qyteti”.

Po ashtu Zelensky u bëri thirrje shteteve që të mbyllin hapësirën ajrore ose të furnizojnë me avionë ushtarakë. Për të është edhe përgjegjësi e politikanëve botërorë, liderëve perëndimorë.

“Ne përsërisim: mbyllni hapësirën ajrore mbi Ukrainë. Mbylleni atë për predhat ruse, për avionët rusë, për terroristët. Bëjeni një hapësirë ajrore humanitare, pa raketa dhe pa bomba. Nëse nuk e bëni dot këtë, na jepni avionë që të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni dot as këtë, do të thotë vetëm një gjë: që edhe ju doni që ne të vdesim pak nga pak. Kjo është edhe përgjegjësi e politikanëve botërorë, liderëve perëndimorë”.

SHKARKO APP